SPORTSTAR CHANNEL

Federata Ndërkombëtare e Boksit përjashton Imane Khelif nga Botërori

Është grua apo burrë? Kjo pyetje që krijoi polemika dhe njollosi medaljen e artë të Imane Khelif në Lojërat Olimpike është kthyer edhe një herë në vëmendje.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Pak muaj nga triumfi në Paris, boksierja algjeriane është përjashtuar nga Kampionati Botëror që do të zhvillohet në Nish të Serbisë nga datat 8 deri në 16 mars.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Vendimin e ka marrë Federata Ndërkombëtare e Boksit, që ka bllokuar edhe një herë atleten për shkak të nivelit të lartë të testosteronit dhe prezencës së kromozomit mashkullor XY në trupin e saj.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Pas testeve të fundit, Imane Khelif nuk ka marrë pasaportën e përshtatshmërisë, duke rikthyer edhe një herë dyshimet mbi gjininë e saj.

Reklama në FieriWeb

Po ashtu, ky vendim vjen vetëm pak ditë, pasi presidenti Donald Tramp firmosi urdhrin ekzekutiv për ndalimin e atletëve transgjinor të marrin pjesë në kompeticionet e sportit femëror.

Kjo nuk është hera e parë që Imane Khelif përjashtohet nga turnetë.

Edhe vitin e shkuar, Federata Ndërkombëtare e Boksit mori të njëjtin vendim, por Komiteti Olimpik Botëror që operon me të tjerë rregulla e pranoi në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, ku edhe fitoi medaljen e artë në peshat e mesme të boksit për femra.

Related Articles

Back to top button