AKTUALITETFUTBOLLRAJONISPORT

Federata serbe e Futbollit kërcënon: UEFA të ndëshkojë Shqipërinë dhe Kroacinë, nëse nuk ndodh do tërhiqemi nga Evropiani


Federata serbe e Futbolli ka kërcënuar se do të tërhiqet nga Evorpiani nëse UEFA nuk dënon Shqipërinë dhe Kroacinë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë, Jovan Surbatovic, tha se do të paraqesin një kërkesë në UEFA për të ndëshkuar Kroacinë dhe Shqipërisë pas thirrjeve të tifozëve të tyre në ndeshjen mes dy kombëtareve.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“FSS do të kërkojë masat më të rrepta nga UEFA, edhe me koston e mos vazhdimit të garës. Kjo është skandaloze dhe ne nuk duam të ndodhë më. Ne duam që tifozët që bërtisnin parulla të papranueshme të ndëshkohen në mënyrë të rreptë. Ne do t’i bëjmë një apel UEFA-s për ngjarje në stadium. Nuk ka lidhje me sportin dhe futbollin. Ne nuk duam ta politizojmë kampionatin – tha Shurbatoviç për median shtetërore serbe.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Teksa kërkojnë që UEFA të gjobisë kroatët dhe shqiptarët, Serbinë e ka gjobitur me 14 mijë e 500 euro për mesazhet raciste të tifozëve serbë në ndeshjen me Anglinë.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

“Jemi të dënuar, por këto janë raste individuale. Ne jemi dënuar për shkak të një individi për abuzim racist. Nuk jemi ne. Ne nuk duam t’i atribuohet tifozëve tanë. Ne i mirëpresim të gjithë me zemër të hapur dhe jemi të njohur për këtë. Apeloj të jemi zotërinj kundër Sllovenisë dhe Danimarkës – tha Surbatović, dhe në fund konfirmoi synimet e tij për t’u tërhequr nga Euro nëse UEFA nuk merr hapa konkretë.

Kërkesa nga Federata serbe vjen pas thirrjeve “vriteni serbin” që u dëgjuan në stadium gjatë ndeshjes Kroaci – Shqipëri.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button