“Feja islame, fe e paqes”, Erdogan sulmon Gylen: Këtu nuk kanë vend ata që kanë axhendë tjetër. Erdogan sulmon dhe Izraelin: Bombarduan kisha, xhami e civilë
Erdogan: Njëkohësisht xhamitë nuk janë vetëm vende ku thirret ezani, apo për t’u adhuruar por janë për të thirrur njerëzimin në mirësi, në adhurimin e Allahut dhe t’i bashkojë myslimanët në kupolën e vetme.
Kjo është feja jonë e madhe që na imponon detyrën që jo vetëm ti ndërtojmë xhamitë por tu dalim zot dhe t’i mbrojmë ato.
Njësoj si sot që po ndërtojmë dhe po hapim xhaminë duhet të përpiqemi edhe në të ardhmen, që së bashku të mbajmë gjallë mes nesh këto vlera.
Ne nuk duhet të shkëputemi për asnjë moment nga feja islame, feja e paqes, mos ua lëmë bosh fushën qarqeve që ushqejnë interesa të tyre për qëllime personale.
Kjo është detyra e cdo myslimani. Xhamia është xhamia e vëllezërve myslimanë me zemër dhe ndërgjegje të pastër. Do u qëndrojmë pranë të gjithë atyre që kanë nevojë.
Ai ka sulmuar Izraelin, duke thënë se bombarduan kisha, xhami dhe civilë.
Sipas Erdogan, qeveria e Izraelit e ka treguar sërish se nuk ka ndërmend të vendos paqen në rajon dhe së fundmi e tregoi qartë duke sulmuar shtetin e Libanit.
“Sic e dini edhe ju ka kaluar një vit nga fillimi i gjenocidit i Izraelit në Gaza, janë 50 mijë vëllezër palestinezë që kanë rënë martir në sulmet e Izraelit, janë bombarduar xhami, kisha, shkolla, universitete, qeveria izraelite vijon sulmet barbare, dhe tani Izraeli e ka çuar politikën e tij në drejtim të Libanit.
Është një detyrim i moralit i ndërgjegjes tonë njerëzore që të qendrojnë kundër terrorizmit që aplikohet në Izrael dhe Palestinë. Qeveria e Izraelit dhe Netanyahu e ka treguar sërish se nuk ka ndërmend të vendos paqen në rajon dhe së fundmi e tregoi qartë duke sulmuar shtetin e Libanit.
Të dashur vëllezër dhe motra shqiptarë dua ti bëj thirrje komunitetit ndërkombëtarë që duhet të kemi përgjegjësi dhe ndërgjegje. Duhet të mbajmë një qendrim të përbashkët. Dua që të gjitha adhurimet të pranohen nga i madhi zot”, u shpreh ai.