MOTI

Fenomeni El Nino, prej 2024 nisin vitet më të nxehta


Stina e verës duket se është spostuar paksa nga fillimi i saj i zakonshëm në muajin Qershor. Megjithatë, do të jetë e mundur që gjatë Korrikut të nisim pushimet, edhe pse do të ketë herë pas here reshje shiu, parashikon meteorologia Lajda Porja.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ajo shpjegon në “Shije Shtëpie” se tashmë ka nisur fenomeni El Nino i cili karakterizon stuhitë tropikale, temperatura të larta në rang global. Nga kjo pritet që vitet në vijim të arrijnë temperatura ekstreme.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Lajda Porja: Fundi i Qershorit, pra ditët e fundit të Qershorit sjellin një përmirësim të lehtë të motit sa i përket reshjeve, ka një ndërprerje të reshjeve por mbeten temperatura jo shumë të larta, rreth vlerës 30-31. Do të jetë Korriku i cili do të shënojë pikun e temperaturave të larta. Nëse flasim për stuhi tropikale do t’i kemi prezente gjatë kësaj vere, pra edhe në Korrik edhe në Gusht, do të kemi herë pas here këto mini-stuhitë e breshërit, erë të fortë dhe rrebeshe të cilat zgjasin rreth 60 minuta dhe pastaj të kemi sërish diell.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Nuk do jenë çdo ditë sikundër i kemi patur në Qershor, por do të jenë të shpërndara në mënyrë sporadike. Duke qenë se tashmë kemi startuar fenomenin e El Nino-s do na duhet që të presim që në vitet pasardhëse, 2024, 2025 dhe me radhë të jenë vite shumë të nxehta sepse sapo ka startuar ky pasi kemi qenë nën efektin e fenomenit La Nina, tani do futemi rreth fenomenit El Nino i cili sjell temperatura të larta dhe sidomos viti pasues, pra duke filluar që nga fundi i 2023, fillimi i 2024 ne do kemi temperatura më të larta mesatare vjetore, por jo vetëm Shqipëria, është në rang global.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”


Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button