Ferma e rritjes se zogjeve te fushes ne Fier i suksesshem ne kete biznes tani prodhon edhe energji elektrike
48 vjecari Ismail Ymeraj nga Cakrani Fier pas 17 vjetesh ne emigrim ne shtetin grek kthehet ne vendlindje dhe investon ne rritjen dhe tregetimin zogjeve te fushes .
Veshtiresite ne emigrim per vite me radhe si dhe largesia nga familja e detyruan Ismailin te kthehej dhe te investonte ne rritjen e zogjeve te fshatit.
“Fillimisht e kam nisur kete aktivitet me rritjen e 5000 krereve zogj fushe “
Ndersa pas 15 vitesh , Ismaili ka ndertuar 3 stabilimente moderne dhe pergjate gjithe vitit rrit ,rreth 100 mije krere zogj fushe per tregun vendas.
“Jam i kenaqur nga ky aktivitet ka thene Ismaili pamvaresisht veshtiresive dhe konkurrences. “
Prej nje vit e gjysem Ismaili prodhon energji elktrike nga panalet diellore duke investuar rreth 27 mije euro duke u shprehur se jo vetem siguron energji per stabilimentin por nje pjese e mire ne fund te vitit apo rreth 100 mij kw i kalojne shtetit, por pa marre prej tyre asnje qindarke.
Per kete arsye investitori eshte shprehur i keqardhur duke kerkuar qe shteti ,ti kompensoje ,apo te krijoje mundesi, ne lehtesimin e barres fiskale.