AKTUALITETFIERI NEWSSTAR CHANNEL

Fermerët e Frakullës në Fier përballen me mungesën e tregut, qindra tonë shalqinj mbeten pa u shitur

Ka nisur sezoni i perimeve të fushës, por për fermerët e Frakullës në Fier situata është tejet shqetësuese. Megjithëse prodhimet e tyre janë të cilësisë së lartë dhe të destinuara kryesisht për eksport, mungesa e tregut po i çon drejt falimentimit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Shalqinjtë dhe domatet nuk kanë gjetur tregjet e huaja, ndërsa në tregun vendas po shiten vetëm në sasi të kufizuara. Si pasojë, qindra tonë shalqinj kanë mbetur në ara, pa u tregtuar.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Ne punojmë familjarisht. Kam kultivuar rreth 13 dynym tokë dhe pres të marr rreth 130 tonë shalqi, prodhim bio. Në këtë periudhë duhet të kishte nisur tregtimi, por askush nuk po na ofron çmim dhe as pikat e grumbullimit nuk po e marrin shalqirin. Jemi në prag falimentimi, pasi kemi marrë kredi. Ky prodhim nuk mund të qëndrojë më shumë se një javë në arë për shkak të temperaturave të larta. Nëse nuk shitet brenda pak ditësh, do të detyrohemi ta hedhim të gjithë prodhimin”, thotë fermeri Miri Zeqaj.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Përballë kësaj situate, fermerët e Frakullës, të cilët e kanë bujqësinë burimin kryesor të të ardhurave, i bëjnë thirrje institucioneve shtetërore të ndërhyjnë sa më parë. Ata kërkojnë subvencionim të prodhimit, mbështetje për pikat e grumbullimit dhe sigurimin e tregjeve të huaja për eksport.

Reklama në FieriWeb

Sipas tyre, nëse nuk merren masa urgjente, shumë fermerë do të detyrohen të braktisin bujqësinë, duke sjellë pasoja jo vetëm për prodhuesit, por edhe për konsumatorët, të cilët në të ardhmen mund të përballen me produkte të importit dhe çmime më të larta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button