KRONIKËSTAR CHANNEL

Fermerët e Roskovecit dhe Dimalit protestojnë për çmimin e ulët të domates dhe trangullit: Kërkojnë ndërhyrjen e shtetit

Çmimet e ulëta të domates dhe trangullit kanë nxitur sot në mesditë protestën e dhjetëra fermerëve nga bashkitë Roskovec dhe Dimal. Në shenjë revolte, fermerët hodhën përtokë arka me prodhime në rrethrrotullimin e fshatit Suk 1 në Roskovec, duke i bërë thirrje shtetit që të mos i braktisë.

Reklama në FieriWeb - “SONDAZH QARKU FIER”

Fermerët deklaruan se çmimet aktuale nuk mbulojnë as shpenzimet e tyre të mëdha, duke i çuar drejt falimentimit. Në një prononcim për mediat, një prej organizatorëve të protestës, Adurim Kocaqi, theksoi se situata është alarmante dhe kërkoi vendosjen e një tabele elektronike me çmime javore, për të shmangur abuzimet.

Në kulmin e indinjatës, fermerët shprehën se domatja aktualisht shitet me vetëm 70 lekë për kilogramë, ndërkohë që sipas tyre, çmimi minimal duhej të ishte 120 lekë. Ndërsa trangulli, në këtë periudhë, blihet me vetëm 20 lekë për kilogramë.

Prodhuesit fajësojnë pikat e grumbullimit për manipulim të tregut dhe i bëjnë thirrje Ministrisë së Bujqësisë të ndërhyjë sa më parë për të mbrojtur punën dhe mundin e tyre. Fermerët shprehen se sipërfaqet e mëdha me sera në zonat e Roskovecit dhe Dimalit janë burimi kryesor i të ardhurave të tyre, dhe mungesa e mbështetjes po i çon drejt kolapsit ekonomik.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Marsela Topi / fieriweb.com

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button