KRONIKËSTAR CHANNEL

Fermeri i Levanit/ “Më dogji gjithçka” – 1200 ullinj shkrumb, mbeta me borxhin në bankë.

Fier – 1200 pemë ulliri të shkrumbuara dhe një investim i tërë i kthyer në hi. Ky është bilanci i zjarrit për fermerin nga Levani, i cili thotë se flakët i kanë djegur rreth 1200 ullinj, të gjithë në prodhim.

“Zjarri më shkatërroi çdo gjë. Ullinjt i kisha me prodhim. Kisha shpresë se këtë vit do të nxirrja të ardhura.”

Reklama në FieriWeb - “”

Përveç tokës së tij, fermeri kishte marrë me qira edhe sipërfaqe të tjera, ku kishte investuar ndër vite. Tani, pas zjarrit, në vend të prodhimit ka mbetur vetëm toka e nxirë.

Por dëmi nuk është vetëm tek pemët. Fermeri thotë se ka një kredi prej rreth 100 milionë lekësh në bankë dhe llogariste pikërisht te prodhimi i këtij viti për të përballuar detyrimet.

“Kam marrë 100 milionë lekë kredi në bankë. Shpresoja që këtë vit, meqë ullinjt i kisha të gjithë në prodhim, të kisha një mundësi tjetër për ta shlyer. Tani nuk kam më asgjë.” pohon fermeri me lot në sy e duart që i dridhen.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Fermeri thotë se nuk ka përfituar subvencione dhe se ullishtet nuk kanë qenë të siguruara. Ai është gjithashtu invalid dhe, sipas tij, pamundësia për të punuar normalisht e bën edhe më të vështirë përballimin e kësaj situate.

Ai shton se : “Zjarre kanë rënë edhe herë të tjera, janë djegur pesë apo shtatë ullinj. Por kështu, 1200 pemë, nuk më kishte ndodhur kurrë.”

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Tashmë fermerët presin ndërhyrjen e autoriteteve. Një komision pritet të verifikojë sipërfaqet e djegura, të evidentojë dëmet dhe të kontaktojë fermerët e prekur.

Screenshot 20260905 094528 gallery1541868358412371707

Pas verifikimit pritet të përcaktohet edhe masa e mundshme e dëmshpërblimit.

Reklama në FieriWeb

Për fermerin nga Levani zjarri nuk dogji vetëm ullinjtë. Bashkë me pemët u shkrumbua edhe shpresa për të siguruar të ardhurat e këtij viti dhe për të përballuar borxhin e marrë në bankë. / ALB366/ Xhemil Beharaj

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button