AKTUALITETEKONOMIFIERI YNË TV
Fermeri nga Fier, Agim Troka, Zgjeron Kultivimin e Luleshtrydheve për Eksport Ndërkombëtar, ka të punësuar dhe shtetas nga Jemeni
Agim Troka, fermer nga Kafaraj, Fier, ka zhvilluar me sukses kultivimin e luleshtrydheve në sera, fillimisht në një sipërfaqe prej 1 hektari dhe tani e ka zgjeruar atë me 4 hektarë të tjerë në Cakran. Ai kultivon varietetin MARIBELA, duke prodhuar mbi 30 ton luleshtrydhe brenda një sezoni vetëm nga 1 hektar. Cilësia e lartë dhe natyraliteti i frutave i kanë siguruar një treg të qëndrueshëm, jo vetëm në Shqipëri, por edhe për eksport në vende si Anglia, Gjermania dhe Franca.
Me rritjen e shpejtë të sipërfaqeve të mbjella, Troka ka krijuar një nevojë të madhe për fuqi punëtore. Ai ka punësuar jo vetëm punëtorë lokalë, por edhe punëtorë të huaj nga Jemeni, të cilët janë integruar mirë dhe të kënaqur me mikpritjen e komunitetit.