Fermeri nga Fieri investon 1.5 milion euro në kultivimin e shegës (Video)
Tokat e kripura në fshatin “Bashkim” të njësisë administrative Levan janë kthyer në plantacione me shegë.
Nga një dëshirë dhe përfitimet që sjellin frytet e shegës, sipërmarrësi nga Fieri, Hysni Myrto ka investuar 1,5 milion euro falë edhe skemave ndihmëse të qeverisë në mbjelljen e një plantacioni prej 14 ha te këtij fryti.
Hysniu ka treguar se në vitin e kaluar që ka qenë edhe viti i parë i vjeljes së shegës ka pasur një rendiment të kënaqshëm prej 150 ton shegë dhe me një treg shitje në të gjithë vendin. Këtë sezon parashikohet një rendiment me i lartë që synon edhe eksportin.
“Jemi në negociata me një firme farmaceutike austriake për kontratë shitje të gjithë sasisë së shegës së prodhuar”, ka thënë investitori.
I përkushtuar për shërbimet ndaj pemës së shegës është edhe agronomi i këtij plantacioni, Shefqet Hyka 74 vjeç, edhe pse ka dalë prej vitesh në pension ka pasion punën.
Kjo iniciativë nisi 4 vjet më parë me mbjelljen e 10 hektarëve me shegë dhe ky është viti i dytë që po vjelë frytet e punës së tij.
Top Channel