Festa e fishekzjarre në Jaht i vë zjarrin ishullit grek
Fishekzjarrët e ndezura nga një jaht në brigjet Greke kanë shkaktuar zjarr në ishullin Hydra. Sipas autoriteteve lokale të zjarrfikësve, nga incidenti u dogj pylli i vetëm me pisha në ishullin turistik i cili shtrihet në jug të Athinës.
Zjarrfikësit u detyruan të ndërhynin në rrugë detarë dhe ajrore pasi në këtë zonë nuk ka rrugë për në plazh, teksa situate tanimë është vënë nën kontroll edhe pse me vështirësi.
Shkaku i zjarrit ka shkaktuar zemërim në Greqi, e cila tashmë po lufton me disa vatra zjarresh.
“Ne jemi të indinjuar që disa njerëz hedhin fishekzjarre në mënyrë kaq të papërgjegjshme në një pyll me pisha,” tha kryetari i bashkisë së Hidrës, Giorgos Koukoudakis .
Ai shtoi se qyteti do të kërkojë të ndërmarrë veprime ligjore kundër atyre që ishin në jaht.
Ka pasur edhe dënime në rrjetet sociale – “njerëz të pasur me më shumë para se tru”, ka shkruar një person.
Greqia ka qenë në gatishmëri të lartë për zjarret që nga e marta dhe autoritetet po përgatiten për një verë të vështirë pasi kushtet e vështira atmosferike, erërat e forta dhe temperaturat e larta do të vazhdojnë.
Të premten, një zjarrfikës vullnetar 55-vjeçar vdiq nga plagët që mori duke luftuar një zjarr në rajonin jugor të Ilia në gadishullin e Peloponezit.
Zjarret e verës janë të zakonshme në Greqi dhe shkencëtarët kanë lidhur frekuencën dhe intensitetin në rritje të ngjarjeve ekstreme të motit, duke përfshirë valët e të nxehtit, me ndryshimet klimatike.
Por vendi ka gjithashtu një problem me zjarrvënësit – të paktën 79 persona u arrestuan gushtin e kaluar për zjarret vdekjeprurëse.
Në fillim të këtij viti, Greqia solli ligje më të ashpra ku autorët mund të përballen me 20 vjet burg dhe gjoba deri në 200,000 euro.