AKTUALITETSTAR CHANNEL

“Festa e Luleve” çel festimet e Ditës së Verës në Fier

Bashkia Fier ka nisur sot festimet me rastin e Ditës së Verës, duke hapur kalendarin festiv me “Festën e Luleve” në sheshin qendror të qytetit. Në këtë aktivitet morën pjesë 350 fëmijë nga kopshtet publike, të cilët sollën atmosferë pranverore përmes performancave dhe dekorimeve shumëngjyrëshe.

Sheshi qendror i Fierit u shndërrua në një hapësirë festive, ku muzika dhe gjallëria e fëmijëve dhanë mesazhin e parë të pranverës.

Reklama në FieriWeb - “”

Ndërkohë, festimet do të vijojnë nesër në mbrëmje me një koncert të madh festiv, ku pritet të performojnë mbi 30 artistë të njohur shqiptarë dhe fierakë.

Ky kalendar festiv, i organizuar për herë të parë nga Bashkia e Fierit, synon të diversifikojë aktivitetet artistike në qytet, duke e shndërruar atë në një destinacion të vizitueshëm dhe festiv gjatë gjithë vitit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Back to top button