Festa të shfrenuara me drogë e alkool, qindra të rinj nga gjithë bota mblidhen në plazhin e Delisufit në Vlorë! Pinë kokainë të pashqetësuar
Të pashqetësuar nga askush, as nga autoritete, qindra të rinj të grumbulluar nëpërmjet rrjeteve sociale prej disa ditësh janë vendosur në plazhin e Delisufit, në Vlorë, duke organizuar festa të shfrenuara me drogë e alkool. ‘Teknofestival’, quhet eventi i tyre, i cili nuk është i pari i këtij lloji në vendin tonë.
VLORË- Të pashqetësuar nga askush, as nga autoritete, qindra të rinj të grumbulluar nëpërmjet rrjeteve sociale prej disa ditësh janë vendosur në plazhin e Delisufit, në Vlorë, duke organizuar festa të shfrenuara me drogë e alkool. ‘Teknofestival’, quhet eventi i tyre, i cili nuk është i pari i këtij lloji në vendin tonë.
Ende pa nisur festa shumica e tyre janë të dehur me alkool apo edhe nga përdorimi i substancave narkotike, siç shihet edhe nga pamjet e xhiruara brenda kampit, ku shihet duke marrë kokainë.
Të rinjtë të ardhur nga Italia, Franca, Gjermania, Çekia, por edhe shqiptarë, të cilët preferojnë muzikën elektro do të qëndrojnë për disa ditë në zonën e Delisufit, ku kanë krijuar kampingjet e tyre.
Shumë prej tyre preferojnë të qëndrojnë larg kamerave, madje kërkojnë të mos xhirohet brenda kampit.
Por disa nuk ngurojnë të flasin dhe pse nuk tregojnë detaje nga koncerti.
‘Jemi mbledhur këtu… nuk e njohim këtë vend, po nga rrjetet sociale u grumbulluam. Pëlqejmë muzikën elektro!’- tha një prej tyre.
‘Do të bëjmë qejf’- u shpreh njëri prej tyre. Të tjerë pohojnë se kanë ardhur të përgatitur, çka nënkuptojnë se veç muzikës elektro, alkoolit, nuk do t’u mungojnë as lënda narktoike.
Mbi 100 kamperatë ardhur nga vende të ndryshme të Evropës si dhe shumë të tjerë që pritet të mbërrijnë do të qëndrojnë për disa ditë në zonën e plazhit të Delisufit, një zonë larg qendrave të banuara dhe rreth 40 km larg qytetit të Vlorës.