FIER/ 15 vjeçarja lind foshnjen në qëndrën shëndetësore të fshatit por komplikacioni pas lindjes e detyron të emën ta cojë në maternitet.
Një vajze e mitur nga Fratari i mallakastrës është bërë nënë një ditë me pare në Fier. Tre ditë më parë, 15 vjeçarja ka kryer lindjen në qëndrën shëndetësore të fshatit e asistuar nga infermierja dhe mjeku por shfaqi probleme shëndetësore dhe u dërgua bashkë me foshnjen e sapolindur në maternitetin e Fierit. Tani e mitura dhe foshnja gëzojnë shëndet të mire por rasti ka tronditur mjekët e maternitetit të cilët referuan ngjarjen në polici. Kjo e fundit ka shpallur në kërkim një 31 vjeçar nga mallakastra i cili sipas deklarimeve të vajzës është babai i foshnjes.
15 vjeçarja ka thënë në deklarimet e saj se ka kryer marrëdhënie seksuale me dëshirën e saj me nje shtetas dhe ka mbetur shtatëzanë. Vajza është shëqëruar gjatë kësaj kohe nga e ëma e cila ka deklaruar në polici se nuk ishte në dijeni të shtatëzanisë së vajzës. E mitura është trupvogël dhe foshnja e saj lindi 2.3 kg.
Psikologë të komisariatit dhe maternitetit të Fierit po asistojnë qëndrimin dhe marrjen në pyetje të vajzës. E mitura u ka treguar fotot e 31 vjeçarit efektivëve të policisë si dhe identitetin e tij por nuk ka dhënë sqarime të hollësishme duke kërkuar kohë për tu qetësuar. Në deklarimet e para e ëma e 15 vjeçares ka thënë se nuk do ta mbajë foshnjen, madje ka kërkuar të largohen bashkë me vajzën duke e lenë vogëlushen e sapolindur në maternitet.
Por stafi mjekësor i ka kërkuar të presin për të dërguar foshnjen në një qënder të psacme për foshnjat e sapolindura ne Tirane. Aty do të qëndrojë 40 ditë dhe më pas nëse e ëma nuk e merr, dërgohet në befotrof. E mitura jeton me të ëmën, vëllain 19 vjeç dhe gjyshin në Fratar të Mallakastrës ndërsa i ati është emigrant në greqi. Nëna e 15 vjecares mungon në pjesën më të madhe të kohës pasi punon si kujdesetare për një të moshuar.