KRONIKË
Fier/ 25-vjeçari dërgohet në spital, pasi humbi kontrollin e motorit
25-vjeçari me inicialet G.G ka humbur kontrollin e motorit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e dëmtimeve ndodhet në spital.
Njoftimi i Policisë: Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 18:20, në fshatin Grykë, Fier, shtetasi G. G., 25 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të daljes nga rruga.