AKTUALITETFIERI YNË TVKRONIKËVIDEO

FIER/ 33-vjeçari Dritan Lalaj nga Frakulla i jep fund jetës pas problemeve me pagesën në Gjermani – Babai apelon për ndihmë për kthimin e trupit


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Hamburg, ku 33-vjeçari shqiptar Dritan Lalaj nga Frakulla e Vogël, Fier, është gjetur i pajetë në banesën e tij. Dyshohet se shkak për këtë akt tragjik ka qenë moskorrektesa e pagesës nga pronari i tij, një problem që e kishte rënduar gjendjen psikologjike të të riut. Babai i tij, Fitim (Gori) Lalaj, e mori lajmin e kobshëm vetëm pak minuta më parë, duke treguar mes lotësh se i biri kishte tentuar vetëvrasje dy javë më parë, por i kishte premtuar se nuk do ta përsëriste.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Familja Lalaj ka hapur dyert e mortit, ndërsa babai, i sëmurë dhe në kushte të vështira ekonomike, apelon për ndihmë për të mundësuar kthimin e trupit të djalit në Shqipëri. Për mbulimin e kostove, rreth 25,000 euro, janë angazhuar shqiptarët në Hamburg dhe komuniteti i zonës së Frakullës për mbledhjen e fondeve.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Related Articles

Back to top button