AKTUALITETSTAR CHANNEL

Fier – 35 kursantë nisin praktikën në strukturat e Policisë

Ditën e sotme, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, u zhvillua një takim me 35 kursantë që kanë nisur praktikën për rolin bazë në strukturat e Policisë së Shtetit, në profilin “Patrullë e Përgjithshme”.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në këtë aktivitet morën pjesë drejtues të lartë të Policisë lokale, përfshirë Shefin e Sektorit për Rendin dhe Sigurinë, Kryekomisar Alton Brahimaj, Shefin e Burimeve Njerëzore, Komisar Pëllumb Canaj, si dhe specialistë të trajnimeve dhe një përfaqësues nga Akademia e Sigurisë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjatë fjalës së tij, Kryekomisar Brahimaj vlerësoi rëndësinë e këtij misioni dhe u bëri thirrje të rinjve të angazhohen me ndershmëri dhe përkushtim në shërbim të qytetarëve dhe ligjit. Ai theksoi se profesioni i policit nuk është thjesht një punë, por një mision me përgjegjësi të lartë për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Policia e Shtetit vijon të investojë në formimin e brezave të rinj të punonjësve të saj, duke u ofruar trajnim profesional dhe mbështetje të vazhdueshme për të përmbushur me sukses detyrën.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button