Fier: 4 të arrestuar dhe 2 në procedim penal për dhunë në familje, përndjekje dhe drejtim automjeti në gjendje të dehur
Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka ndërmarrë një sërë veprimesh kundër shkeljeve ligjore, duke arrestuar dhe proceduar disa shtetas për akuza të ndryshme:
• S. F., 32 vjeç, banues në Frakull, i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 8 muaj burg për “Dhuna në familje”, është ndaluar nga Komisariati i Policisë Fier.
• A. M., 44 vjeç, banues në Fier, është arrestuar në flagrancë për keqtrajtim të djalit të tij të mitur 16 vjeç.
• A. S., 45 vjeç, banues në Cakran, është proceduar penalisht për ushtrim dhune ndaj bashkëshortes së tij.
• L. A., 52 vjeç, banues në Fier, është proceduar nga Policia e Lushnjës për kërcënime ndaj kunatit të tij, shtetasit G. M., 44 vjeç, me anë të mesazheve.
• N. Gj., 63 vjeç, është arrestuar në flagrancë nga Policia e Divjakës për përndjekjen e ish-bashkëshortes së tij për më shumë se një vit.
• A. P., 35 vjeç, banues në Roskovec, është arrestuar nga Sektori i Qarkullimit Rrugor pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Të gjitha rastet janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme ligjore. Policia vijon përpjekjet për garantimin e rendit dhe sigurisë në qark.