KRONIKËSTAR CHANNEL
Fier – 56-vjeçari bie nga tarraca e pallatit, dërgohet me urgjencë në spital
Drejtoria Vendore e Policisë Fier bëri me dije se më datë 11.12.2025, në lagjen “29 Nëntori”, një 56-vjeçar është dëmtuar pas një rënieje nga tarraca e pallatit ku banonte. Shtetasi M. Th., 56 vjeç, u dërgua menjëherë në spital dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Fierit për veprime të mëtejshme.




