KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier: Aksident i rëndë në aksin Fieri – Mbrostar, një i plagosur – Më herët përplasje me 3 makina në qendër

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Fieri–Mbrostar, pranë vendit të njohur si “Vija e Ngjalës”. Dy automjete janë përplasur ballazi, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe plagosjen e një personi, i cili është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë në kushte të lagështa rruge.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ndërkohë, rreth një orë më parë, një tjetër aksident është regjistruar në qendër të qytetit të Fierit, pranë godinës së prefekturës, ku janë përfshirë tre automjete. Edhe në këtë rast, si faktorë kryesorë dyshohet shpejtësia tej normave të lejuara dhe moti i keq.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidenteve.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button