KRONIKËSTAR CHANNEL
Fier – Aksident me tre automjete, lëndohen dy pasagjerë, procedohet një 40-vjeçar

Foto ilustruese
Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin “Këmishtaj-Pushimi i shoferit”, ku janë përplasur tre automjete, duke shkaktuar lëndime të lehta te dy pasagjerë.
Policia njofton se ka nisur procedimi penal për shtetasin E. T., 40 vjeç, banues në Fier, i cili drejtonte njërin nga mjetet e përfshira në përplasje. Automjeti i tij është përplasur fillimisht me automjetin që drejtohej nga shtetasi M. F., 63 vjeç, dhe më pas me mjetin e drejtuar nga B. F., 38 vjeç.
Fatmirësisht, nga aksidenti dy pasagjerë kanë mbetur të lënduar lehtë. Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme hetimore.