AKTUALITETSTAR CHANNELVIDEO

Fier/ AKU monitoron subjektet ushqimore pranë shkollave, në fokus siguria ushqimore për nxënësit

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka zhvilluar në Fier një fushatë ndërgjegjësimi për subjektet ushqimore që ushtrojnë aktivitetin e tyre pranë institucioneve arsimore, me qëllim rritjen e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të nxënësve.

Gjatë kësaj fushate janë monitoruar dhe sensibilizuar subjekte të ndryshme, mes tyre pastiçeri, furra buke, byrektore, markete, njësi tregtimi dhe biznese të fast-food-it. Vëmendja është përqendruar te rëndësia e zbatimit të detyrimeve ligjore që lidhen me sigurinë ushqimore.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Kushtet higjieno-sanitare dhe afatet e skadencës në fokus

Sipas AKU-së, ndër elementet kryesore që kërkohet të zbatohen me rigorozitet janë kushtet higjieno-sanitare, mënyra e ruajtjes së produkteve ushqimore, etiketimi, datat e skadencës dhe gjurmueshmëria e produkteve.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Respektimi i këtyre kërkesave synon të garantojë që produktet që tregtohen dhe konsumohen, veçanërisht nga nxënësit, të përmbushin standardet e sigurisë ushqimore.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bën me dije se monitorimi, komunikimi dhe ndërgjegjësimi i subjekteve do të vijojnë edhe në qarqe të tjera të vendit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Fushata synon të forcojë bashkëpunimin me bizneset ushqimore dhe të rrisë përgjegjësinë për zbatimin e standardeve ligjore, duke vendosur në qendër mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve dhe sigurinë ushqimore në vend.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button