AKTUALITETSTAR CHANNELVIDEO

FIER – Apeli i motrës së Altin Meçaj, pas dhunës brutale ndaj tij dhe babait: “Drejtësia të flasë, jo telenovelat”

VIDEO

Fieri– Xhuli Meçaj, motra e të dhunuarit Altin Meçaj, ka bërë një apel publik për mediat, duke kërkuar që çështja të trajtohet me qetësi dhe pa spekulime, duke ia lënë zbardhjen e plotë të së vërtetës organeve të drejtësisë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reagimi i saj vjen pas publikimit gjatë ditës së djeshme të disa mesazheve në rrjete sociale, të cilat, sipas familjes Meçaj, janë të manipuluara dhe nuk pasqyrojnë realitetin e ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Ne nuk mbajmë përgjegjësi për disfatat që vajza ka pasur në jetë, por nuk mund të lejojmë që ato të kthehen në trauma për familjen tonë,” tha Xhuli Meçaj, duke theksuar se përhapja e akuzave dhe interpretimeve të pabazuara po rëndon padrejtësisht mbi familjen e saj.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ajo shtoi se familja e saj këmbëngul për një hetim të plotë dhe transparent, dhe se askush nuk duhet të paragjykohet përpara vendimit të drejtësisë.

Reklama në FieriWeb

Xhuli Meçaj nënvizoi gjithashtu respektin maksimal të familjes Meçaj për familjen Lamaj, pavarësisht situatës së rëndë të krijuar. Ajo theksoi se dhuna ndaj një të moshuari është e pafalshme dhe e dënueshme moralisht dhe ligjërisht, por familja nuk kërkon hakmarrje dhe as përshkallëzim të konfliktit.

“Ne nuk e dëshirojmë hakmarrjen. Kërkojmë vetëm drejtësi dhe zbardhje të së vërtetës,” deklaroi Meçaj, duke apeluar gjithashtu për ndalimin e gjuhës së urrejtjes dhe presionit publik mbi palët e përfshira.

Institucionet përgjegjëse pritet të vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa familjarët kërkojnë që çështja të mos shndërrohet në një “gjyq publik”, por të trajtohet sipas ligjit. /FIERI WEB

Related Articles

Back to top button