KRONIKËSTAR CHANNEL

FIER – “Arrest me burg” për Melasin Ramaj, u kap me arsenal armësh në lagjen “Kastriot”

Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 38-vjeçarin Melasin Ramaj, i cili u arrestua më 11 tetor pasi kishte kthyer një banesë të pabanuar në lagjen “Kastriot” në magazinë armësh zjarri.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Seanca gjyqësore u zhvillua sot në Gjykatën e Fierit, ku gjyqtarja Klodiana Kryeziu vendosi masën më të rëndë të sigurisë ndaj Ramajt.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas dosjes hetimore, gjatë kontrolleve në ambientet e banesës së përshtatur si depo, policia gjeti dhe sekuestroi një arsenal armësh, pjesë armësh dhe municion luftarak, që dyshohet se shërbenin për tregti të paligjshme.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Në seancë, prokurore e çështjes ishte Elona Gixhari, ndërsa mbrojtës ligjor i të pandehurit Arap Shkopi.

Reklama në FieriWeb

Hetimet vijojnë për të zbuluar lidhjet e mundshme të Ramajt me persona të tjerë të përfshirë në tregtinë e armëve në Fier.

Related Articles

Back to top button