KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier/ Arrestime dhe procedime penale në kuadër të kontrolleve policore

Drejtoria Vendore e Policisë Fier njofton se, në vijim të planit operacional të koduar “Koordinata”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier goditën një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike. Në lagjen “Belishovë”, fshati Cakran, u kapën në flagrancë bashkëshortët S. M., 51 vjeç dhe B. M., 48 vjeçe, duke u kujdesur për 17 bimë narkotike. Në përfundim të veprimeve, S. M. u arrestua, ndërsa ndaj bashkëshortes së tij nisi procedimi në gjendje të lirë. Bimët narkotike u asgjësuan me djegie.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ndërkohë, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan 71-vjeçarin A. S., banues në Fier, pasi me automjetin e tij përplasi këmbësorët S. M., 80 vjeç dhe L. M., 69 vjeçe, në rrugën “Ramiz Aranitasi”. Të dy ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Po ashtu, u procedua penalisht 26-vjeçari K. Ç. nga Lushnja, pasi u kap me doza cannabisi, si dhe 49-vjeçari M. M. për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Gjithashtu, specialistët e Policisë së Lushnjës referuan materialet në Prokurori për shtetasin 63-vjeçar N. U., i cili dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me grusht një bashkëqytetar.

Reklama në FieriWeb

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button