KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier – Arrestime dhe procedime penale nga Policia për vepra të ndryshme penale

Drejtoria Vendore e Policisë Fier vijon veprimtarinë për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë:

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”
  • Shtetasin M. M., 25 vjeç, banues në Roskovec, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
  • Shtetasin A. Zh., 19 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Ndërkohë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin V. Gj., 55 vjeç, i cili dyshohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj mbesës së tij të mitur.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Gjithashtu, Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedim penal ndaj shtetasit A. Gj., 47 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se për disa vite ka mbajtur në përdorim një automjet që nuk ishte në pronësinë e tij, në kundërshtim me ligjin.

Në Mallakastër, Specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori për shtetasen E. Sh., 45 vjeçe, banuese në Ballsh, pas kallëzimit të bashkëshortit të saj, se ajo është larguar nga banesa dhe ka braktisur fëmijën e tyre të mitur.

Materialet procedurale për të gjitha rastet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme hetimore.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button