KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier – Arrestime dhe procedime penale për armëmbajtje pa leje, dhunë në familje, vjedhje dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka finalizuar disa operacione dhe ka referuar materialet në Prokurori për një sërë veprash penale në territorin e saj.
• Në Lushnjë, policia arrestoi në flagrancë shtetasin K. T., 19 vjeç, banues në fshatin Dushk, pasi në banesën e tij u gjetën municion luftarak, një krehër arme zjarri, një bajonetë dhe një shkop bejsbolli, të cilat i posedonte pa leje. Sendet u sekuestruan si prova materiale.
• Po ashtu, u arrestua shtetasi A. L., 34 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
• Ndërkohë, shtetasi S. C., 62 vjeç, nga fshati Jata e Re, po procedohet penalisht pasi dyshohet se ka helmuar qëllimisht qenin e vëllait të tij, i cili ka ngordhur.
• Në Fier, u arrestua shtetasi R. Sh., 44 vjeç, banues në Radostinë, për dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij.
• Në Divjakë, një 17-vjeçar po procedohet penalisht pasi dyshohet se ka vjedhur pajisje elektroshtëpiake në tre banesa në fshatin Çermë-Shkumbin.
• Në Lushnjë, u ndalua shtetasi Y. S., 61 vjeç, i cili u kap duke drejtuar një motomjet në gjendje të dehur.

VOTO SONDAZHIN DUKE KLIKUAR TABELËN POSHT 👇

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Fierit për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”
Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button