KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier: Arrestime dhe Procedime Penale për Ngjarje të Ndryshme

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka bërë të ditur veprimet e ndërmarra lidhur me disa raste të ndryshme të shkeljeve ligjore në qark.

Aksident në Divjakë

Reklama në FieriWeb - “”

Pas aksidentit rrugor të ndodhur në fshatin Mizë, Divjakë, ku humbi jetën shtetasi S. N., 87 vjeç, Policia Rrugore ka arrestuar shtetasen J. K., 39 vjeçe, banuese në fshatin Kryekuq, e cila drejtonte automjetin që shkaktoi aksidentin fatal.

Rastet e Drejtimit të Automjeteve pa Leje dhe në Gjendje të Dehur

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

• U arrestua shtetasi A. Ç., 32 vjeç, banues në Fiershegan, pasi u kap duke drejtuar një motomjet pa targa, në gjendje të dehur.

• Një shtetas 17-vjeçar po procedohet penalisht pasi, duke drejtuar një motomjet pa leje drejtimi dhe pa targa, aksidentoi një automjet të parkuar.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Hetimi i Krimeve në Lushnjë

• Shtetasi M. V., 35 vjeç, banues në Gramsh, u arrestua pasi dyshohet se ka vjedhur dy frigoriferë nga një dyqan. Frigoriferët u gjetën në banesën e tij dhe u sekuestruan si prova materiale.

Reklama në FieriWeb

• Shtetasi G. H., 30 vjeç, banues në Lushnjë, po procedohet penalisht pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes, e cila tashmë është pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Procedimi

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Të gjitha materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurori për hetime të mëtejshme. Policia e Fierit vijon të jetë e angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë në qark.

Related Articles

Back to top button