Fier – Arrestime dhe procedime penale për vepra të ndryshme penale në qarkun Fier

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka raportuar disa raste të ndëshkimit penal për shkelje të ndryshme, në kuadër të operacionit të vazhdueshëm për rritjen e sigurisë publike dhe rendit.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin B. N., 36 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin D. B., 51 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Po nga këta specialistë janë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasit:
- P. C., 23 vjeç, banues në Patos, i dyshuar për vjedhje materialesh në kompaninë ku ishte i punësuar;
- F. Dh., 35 vjeçe, banuese në fshatin Metaj, e dyshuar për goditje me shuplakë ndaj një 50-vjeçareje, për motive të dobëta;
- M. M., 40 vjeç, banues në Roskovec, i dyshuar për kryerje punimesh ndërtimi pa leje.
Në Komisariatin e Policisë Lushnjë, është referuar materiali për nisjen e procedimit penal ndaj shtetasit G. M., 28 vjeç, banues në Barbullinjë, pasi dyshohet se ka kanosur një 35-vjeçar përmes thirrjeve telefonike.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi A. M., 40 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për vjedhjen e një portofoli një shtetaseje 60-vjeçare. Policia vijon punën për kapjen e tij.
Ndërsa shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori për nisjen e procedimit penal ndaj dy shtetaseve, nënë e bijë, L. H., 47 vjeçe dhe Xh. H., 24 vjeçe, banuese në fshatin Shën e Premte, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj dy të afërmve të tyre për motive të dobëta.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.