KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier – Arrestime dhe procedime për dhunë, aksidente dhe shpërdorim detyre

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa raste të shkeljeve ligjore, ku disa shtetas janë arrestuar, ndërsa të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në fshatin Grykë, është arrestuar në flagrancë 63-vjeçari I. S., banues në Hocharë, pasi duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë, ai është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në aksin rrugor Fier–Lushnjë, një automjet që drejtohej nga shtetasi M. Q., 44 vjeç, banues në Durrës, ka përplasur këmbësorin F. Z., 45 vjeç, i cili po ashtu ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Në Fier, një notere 47-vjeçare me inicialet V. B. është vënë nën hetim pasi dyshohet se ka përfituar një shumë parash nga një qytetar pa kryer pagesat përkatëse, duke shpërdoruar detyrën.

Reklama në FieriWeb

Në Marinëz të Roskovecit, është arrestuar në flagrancë shtetasi R. Gj., 28 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërkohë, janë proceduar në gjendje të lirë dy shtetas nga Vlora, K. H., 31 vjeç, dhe K. H., 26 vjeç, të cilët për motive të dobëta kanë goditur me grushta një 46-vjeçar.

Në fshatin Sheq Musala, është proceduar penalisht shtetasi K. B., 44 vjeç, pasi dyshohet se ka zaptuar një sipërfaqe toke dhe ka penguar hapjen e kanalit kullues.

Gjithashtu, në Lushnjë, një 19-vjeçare me inicialet K. M. është vënë nën hetim pasi ka dëmtuar automjetin e një 37-vjeçari për motive të dobëta.

Policia bën me dije se materialet procedurale për të gjitha rastet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button