KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier – Arrestime për dhunë, kanosje me armë dhe shkelje të rënda të qarkullimit rrugor

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka vënë në pranga disa shtetas, në kuadër të hetimeve për krime ndaj personit dhe sigurisë rrugore.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Dhunë dhe kanosje me armë në qytetin e Fierit

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 48 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas dyshohet se, për motive të dobëta, është konfliktuar me një 25-vjeçar dhe e ka goditur atë me një levë, si dhe e ka kanosur me një armë sportive. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar arma sportive dhe leva.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Gjithashtu, u arrestua shtetasi Z. B., 68 vjeç, banues në fshatin Portëz, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Aksident dhe shkelje të rënda në qarkullimin rrugor

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë disa drejtues mjetesh për shkelje të rënda të Kodit Rrugor.

Në fshatin Ferras, automjeti i drejtuar nga shtetasi G. E., 43 vjeç, banues në Berat, i cili rezultoi në gjendje të dehur, është përplasur me një mjet bujqësor të drejtuar nga shtetasi R. N., 45 vjeç, pa leje drejtimi. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar një 65-vjeçar, pasagjer në mjetin bujqësor, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.

Në vijim të kontrolleve, u arrestuan edhe shtetasit:

  • R. D., 26 vjeç, banues në Durrës – duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
  • N. G., 38 vjeç, banues në Lushnjë – në gjendje të dehur;
  • P. H., 46 vjeç, banues në Mallakastër – në gjendje të dehur me motomjet;
  • K. M., 42 vjeç, banues në Levan – pa leje drejtimi;
  • F. S., 47 vjeç, banues në Lushnjë – duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Materialet procedurale për të gjithë rastet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Policia e Fierit thekson se kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe zbatimin e ligjit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button