Fier, arrestime për vjedhje dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur, hetime për aksidente dhe denoncim për person të zhdukur

Policia e Fierit ka kryer disa veprime gjatë 24 orëve të fundit.
Në pranga ra shtetasi E. F., 43 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash një shtetaseje.
Po ashtu, specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. Ç., 38 vjeç, nga Krutja, i kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Ndërkohë, u procedua në gjendje të lirë shtetasi T. M., 38 vjeç, pasi automjeti që drejtonte u përplas në aksin Lushnjë–Fier me mjetin e shtetasit M. Sh.. Nga përplasja mbeti e dëmtuar pasagjerja e këtij të fundit, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Një 38-vjeçare denoncoi në polici se ka humbur kontaktet me mbesën e saj, shtetasen M. F., 21 vjeçe, banuese në Sarandë, që prej datës 20 shtator. Policia po punon për gjetjen e saj dhe sqarimin e rrethanave.
Gjithashtu, rreth orës 08:30 të mëngjesit të djeshëm, në aksin rrugor Fier–Cakran, tre automjete u përplasën mes tyre. Nga aksidenti mbeti i dëmtuar shtetasi D. H., i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.




