Fier – Arrestime, procedime penale dhe një person i zhdukur, njofton Policia

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka zhvilluar një sërë veprimesh gjatë 24 orëve të fundit, duke çuar në arrestime, procedime penale dhe kallëzime të ndryshme.
🔹 Aksident në gjendje të dehur dhe drejtim i mjetit nën efektin e alkoolit
Në fshatin Ngurrëz e Madhe, është arrestuar shtetasi B. D., 47 vjeç, pasi në gjendje të dehur përplasi një motomjet të drejtuar nga shtetasi A. G., 38 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu janë arrestuar shtetasit P. P., 45 vjeç (Fier), L. D., 25 vjeç dhe R. Xh., 35 vjeç (Lushnjë), të kapur duke drejtuar automjete në gjendje të dehur.
🔹 Kokainë në Ndërmënas
U referuan materialet në Prokurori për shtetasin Xh. F., 23 vjeç, banues në Ndërmënas, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël kokaine, e sekuestruar si provë materiale.
🔹 Shkelje të ndryshme penale në Fier
- S. H., u kap jashtë banese, ndonëse ishte me masë sigurie “arrest në shtëpi” për veprën penale “shkatërrim i pronës me zjarr”.
- E. M., 67 vjeç, procedohet për ndërtim të paligjshëm.
- Dh. D., 52 vjeç, dyshohet se ka prishur disa herë rrethimin e një prone private.
- A. H., 34 vjeç dhe S. H., 20 vjeç, në fshatin Shtyllas, tentuan të vidhnin disa dëngje jonxhe.
🔹 Procedim edhe në Divjakë
Në Divjakë, është proceduar shtetasi A. Ç., 26 vjeç, për ndërtim të paligjshëm.
🔹 Person i zhdukur në Fier
Shtetasi Xh. Sh. ka bërë kallëzim për vëllain e tij, M. Sh., 72 vjeç, i cili është larguar nga banesa që prej 20 ditësh dhe nuk është kthyer më. Policia po punon për gjetjen e tij.
Të gjitha materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme procedurale.




