KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier/ Arrestohen babë e bir për vjedhjen e 5 lopëve në Levan, në kërkim djali tjetër


Policia e Fierit ka arritur të zbardhë një rast vjedhjeje të 5 krerëve bagëti të trasha në Levan, duke arrestuar dy nga autorët e dyshuar, një 59-vjeçar dhe djalin e tij 30-vjeçar, ndërsa djali tjetër 19-vjeçar është shpallur në kërkim.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Në operacionin, që u krye në bashkëpunim mes Komisariatit të Policisë Fier, Forcës së Posaçme “Shqiponja”, dhe Komisariatit të Policisë Krujë, u sekuestruan bagëtitë e vjedhura, një furgon i përdorur për transportimin e tyre, si dhe 6 targa automjetesh të dyshuara.

Reklama në FieriWeb - “C’EST LA VIE FIER”

Vjedhja u zbulua falë kallëzimit të pronarit të bagëtive dhe hetimeve të menjëhershme nga autoritetet. Aktualisht, vijon puna për kapjen e të riut të shpallur në kërkim dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të mundshme nga këta individë. Materialet i janë dorëzuar Prokurorisë për procedura të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Ky rast është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Policisë së Fierit për të forcuar bashkëpunimin me qytetarët dhe për të luftuar veprimtaritë kriminale në zonë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Fier/Vijon bashkëpunimi i ngushtë me qytetarët, për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të vjedhjeve.

Vodhën në Levan, 5 krerë bagëti të trasha (lopë), vihen në pranga 59-vjeçari dhe djali i tij. Punohet për kapjen e djalit tjetër të 59-vjeçarit.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Sekuestrohen 5 bagëtitë, furgoni me të cilin u transportuan bagëtitë, nga banesa ku u vodhën te banesa e të arrestuarve, ku u gjetën, si dhe 6 targa automjetesh.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe policore të kryera menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi, se i kishin vjedhur 5 krerë bagëti të trasha (lopë), Komisariati i Policisë Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier dhe me Komisariatin e Policisë Krujë, kanë zbardhur vjedhjen, si dhe kanë identifikuar dhe arrestuar autorët e dyshuar të saj, shtetasit F. K., 59 vjeç dhe J. K., 30 vjeç, babë e bir, të dy banues në fshatin Dukagjin i Ri.

Gjithashtu, u identifikua dhe u shpall në kërkim, si bashkëpunëtor për vjedhjen, djali tjetër i shtetasit F. K., shtetasi E. K., 19 vjeç.

Punohet për kapjen e 19-vjeçarit, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurisë, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button