KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier – Arrestohen dy elektricistë pas vdekjes tragjike të 32-vjeçarit në Mërtish

Një ngjarje tragjike është regjistruar ditën e djeshme në fshatin Mërtish, Divjakë, ku ka humbur jetën elektricisti i OSHEE-së, shtetasi Xh. Sh., 32 vjeç. Sipas të dhënave paraprake nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, viktima dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës për riparimin e një linje.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Pas hetimeve të kryera nga Komisariati i Policisë Divjakë, janë arrestuar në flagrancë dy shtetas: Xh. H., 60 vjeç, banues në Gradishtë dhe A. P., 57 vjeç, banues në Babunjë, të dy elektricistë në OST dhe OSHEE. Sipas policisë, ata dyshohet se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, duke mos shkëputur energjinë elektrike në linjën ku po punonte 32-vjeçari.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Materialet procedurale janë referuar pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme. Autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Back to top button