KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier: Arrestohen dy persona për drejtim mjeti në gjendje të dehur, procedime penale për drejtim pa leje dhe raste të tjera kriminale

Njoftim nga Policia e Fierit: Arrestime dhe hetime për raste të ndryshme:

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Fier kanë arrestuar në flagrancë dy shtetas, E. F., 49 vjeç, banues në Lushnjë, dhe Nj. B., 59 vjeç, banues në Roskovec, të cilët u kapën duke drejtuar automjete në gjendje të dehur. Gjithashtu, janë nisur procedime penale për shtetasit F. Zh., 23 vjeç, banues në Fier, dhe një 17-vjeçar, të cilët u kapën duke drejtuar automjete pa leje drejtimi.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ndërkohë, Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë referuar materialet në Prokurori për shtetasin I. R., 51 vjeç, banues në Fier. Nga pamjet filmike rezulton se ai ka marrë një çantë me para, të deklaruar të humbur nga një 35-vjeçar.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Në një tjetër rast, shtetasi B. S., 51 vjeç, banues në fshatin Cakran, ka kallëzuar vjedhjen e një arme gjahu me leje dhe disa bizhuterive nga banesa e tij. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Reklama në FieriWeb

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button