KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier/ Arrestohet 19-vjeçari, procedohen disa të mitur për drejtim mjeti pa leje, armë të ftohtë dhe konflikte fizike

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtoria Vendore e Policisë Fier arrestuan shtetasin A. Gj., 19 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, të dy banues në Fier.

Sipas Policisë, 17-vjeçari u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, ndërsa gjatë kontrollit ndaj 19-vjeçarit, i cili ishte pasagjer në mjet, u gjet një përforcues grushti.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Gjithashtu, specialistët referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për pesë shtetase 15 vjeçe, pasi janë konfliktuar fizikisht me një bashkëmoshatare, për motive të dobëta.

Ndërkohë, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier referuan materialet në Prokurori për shtetasit:

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"
  • R. Ç. (L.), 32 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis;
  • Dh. H., 29 vjeç, banues në fshatin Novoselë, Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Sasitë e lëndëve narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Back to top button