KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier/ Arrestohet 25-vjeçari për prodhim dhe shitje droge, sekuestrohen dhjetëra doza Cannabis

Një operacion policor i koduar “Shëtitësi” ka përfunduar me sukses në Fier, duke çuar në arrestimin e Marjus Beqiri, 25 vjeç, banues në qytet, i dyshuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas njoftimit zyrtar, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier dhe nën koordinimin e Prokurorisë, pas një hetimi disajavor me metoda speciale, dokumentoi veprimtarinë kriminale të të riut.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjatë kontrollit fizik, 25-vjeçarit iu gjetën 45 doza Cannabis Sativa, të cilat iu sekuestruan bashkë me 1 automjet, 1 motomjet, 2 celularë dhe një shumë parash, të dyshuara të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë e Fierit për veprime të mëtejshme ligjore.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button