AKTUALITETKRONIKË

FIER/ Arrestohet 25-vjeçari që përndiqte dhe kërcënonte me jetë një shtetase për 5 muaj


Policia në Fier ka arrestuar një 25-vjeçar nga Laçi, i identifikuar si I.B., pasi për një periudhë prej 5 muajsh ka përndjekur, dhunuar fizikisht dhe kërcënuar për jetën një shtetase 31-vjeçare nga Tirana. Ngjarja ndodhi ndërsa viktima po udhëtonte me taksi së bashku me familjen e saj drejt Vlorës, kur ajo u vu re se ndiqej nga automjeti i të dyshuarit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe bashkëpunimit mes Policisë së Fierit dhe asaj të Vlorës, u bë e mundur lokalizimi dhe arrestimi i të dyshuarit. Gjatë kontrollit të automjetit të tij, policia sekuestroi një pistoletë të dyshuar si armë zjarri, e cila është dërguar për ekspertizë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Materialet e çështjes janë dorëzuar në Prokurori për hetime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”
Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button