KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier – Arrestohet 40-vjeçari me rrezikshmëri të lartë, kanosi një efektiv të FNSH-së

Një 40-vjeçar në Fier është arrestuar nga policia pasi kanosi për shkak të detyrës një punonjës të Forcës Kombëtare të Sigurisë (FNSH).

Reklama në FieriWeb

I arrestuari, Alesio Xhelo, ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, me mbikëqyrje policore 24 orë, për një sërë veprash të rënda penale, mes të cilave: “Trafikimi i armëve dhe municionit luftarak”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, dhe “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e mbetur në tentativë.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Sipas burimeve zyrtare, 40-vjeçari ka fyer, kërcënuar dhe ofenduar një efektiv të FNSH-së, i cili ishte në shërbim për mbikëqyrjen e tij.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Back to top button