AKTUALITETKRONIKË
Fier – Arrestohet 42-vjeçari i shpallur në kërkim për thyerje të masës së sigurisë
Policia e Fierit ka vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin M. Ç., 42 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Falsifikim i monedhave”, por kishte thyer masën e sigurisë dhe ishte shpallur në kërkim. Gjykata e Fierit ka vendosur për të masën e sigurisë “Arrest me burg” për shkeljen e kryer.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa Policia e Fierit vijon kontrollet për kapjen e personave të tjerë në kërkim.