KRONIKËSTAR CHANNEL
Fier – Arrestohet 45-vjeçari që shkaktoi aksidentin në Qafën e Koshovicës dhe u largua nga vendngjarja

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka bërë me dije detaje të reja mbi aksidentin e ndodhur më 8 gusht 2025, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, ku mbetën të plagosur katër persona.
Nga hetimet rezulton se aksidenti u shkaktua pasi automjeti i drejtuar nga shtetasi M. A., 45 vjeç, banues në Itali, ndërpreu rrugën dhe më pas u largua nga vendngjarja pa dhënë ndihmë.
Pas përfundimit të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 45-vjeçarin për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Fierit për veprime të mëtejshme.




