KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier – Arrestohet 53-vjeçari që shiste doza heroine, sekuestrohen drogë, armë dhe para

Fier, 11 qershor 2025 – Policia e Fierit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Moment”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi Adriatik Mone, 53 vjeç, banues në Fier.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ky shtetas u kap në lagjen “Liri Gero” teksa po i shiste doza heroine një 37-vjeçari nga Patosi, i identifikuar me inicialet F. D., i cili tashmë po procedohet penalisht në gjendje të lirë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e 53-vjeçarit, Policia sekuestroi:

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
  • Doza heroine të gatshme për shitje
  • Një sasi kanabisi në trajtë çokollate
  • Një peshore elektronike
  • Një krehër pistolete
  • Një shumë parash të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal
  • Automjeti që përdorej për shpërndarjen e lëndëve narkotike

Operacioni u zhvillua nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Fier, në bazë të hetimeve me metoda proaktive.

Reklama në FieriWeb

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme ligjore.

📌 Policia e Shtetit vijon punën për garantimin e rendit dhe sigurisë dhe i bën thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo paligjshmëri në numrin 112 ose përmes Komisariatit Digjital.

#AngazhimPërkushtimSakrificë 👮🚔

#TëVendosurKundërKrimit ✅

#NëShërbimTëQytetarëve 🤝

Related Articles

Back to top button