KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier – Arrestohet 55-vjeçari, dyshohet për veprime të turpshme ndaj mbesës së mitur

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë arrestuar shtetasin V. Gj., 55 vjeç, banues në një nga lagjet e qytetit të Fierit, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj mbesës së tij të mitur, 5 vjeçe.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se i arrestuari është shtetasi Vladimir Gjata. Sipas të njëjtave burime, ngjarja është denoncuar nga nëna e vajzës, bashkëshortja e djalit të tij, e cila ka deklaruar se vajza është prekur në pjesë intime nga gjyshi.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Menjëherë pas kallëzimit, policia ka kryer veprimet procedurale për ndalimin e shtetasit të dyshuar, ndërkohë që materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Ndaj të miturës dhe familjes së saj pritet të ofrohet mbështetje psikologjike, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Policia apelon për denoncimin e çdo rasti të dhunës apo abuzimit ndaj të miturve, duke garantuar se do të ndjekë me përparësi maksimale çdo sinjalizim të tillë.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button