KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier – Arrestohet 67-vjeçari që shiti të njëjtin apartament dy herë

Fier – Një 67-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi akuzohet se ka shitur nëpërmjet mashtrimit të njëjtin apartament dy herë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Hetimi nisi pas denoncimit të shtetasit I. B., 45 vjeç, banues në Fier, i cili raportoi se apartamenti që kishte blerë në vitin 2016 nga shtetasi Nj. V. ishte i banuar nga persona të tjerë. Verifikimet e kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar zbuluan se i njëjti apartament ishte shitur përsëri në vitin 2024, kësaj here shtetasit M. D., 32 vjeç.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në përfundim të hetimeve, u bë ndalimi i shtetasit Nj. V., 67 vjeç, banues në Fier, i cili akuzohet për veprën penale të “Mashtrimit”.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button