KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier/ Arrestohet një 66-vjeçar për drejtim motomjeti në gjendje të dehur, procedim për ndërtim të paligjshëm dhe hetime për vjedhje

Specialistët e qarkullimit rrugor në Fier kanë arrestuar shtetasin A. P., 66 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se duke drejtuar një motomjet pa targa në gjendje të dehur ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Sipas policisë, 66-vjeçari ndodhet aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasin E. Ç., i dyshuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjithashtu, në Komisariatin e Policisë Lushnjë ka kallëzuar shtetasi F. M., i cili ka denoncuar se i është vjedhur një vegël muzikore nga automjeti i tij. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të vjedhjes.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Në një tjetër rast, në orët e para të mëngjesit në fshatin Golem i Madh ka rënë zjarr në një fabrikë për përpunimin e mbetjeve të ullirit, ku dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Reklama në FieriWeb

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button