KRONIKËSTAR CHANNEL
Fier – Automjeti përfshihet nga flakët në qendër të qytetit, ndërhyjnë zjarrfikësit

Një incident ka ndodhur mesditën e sotme në qendër të Fierit, ku një automjet tip Fiat Punto me targa të huaja është përfshirë nga flakët në lëvizje, duke shkaktuar panik tek qytetarët.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë me shpejtësi duke shuar zjarrin dhe parandaluar përhapjen e flakëve në ambientet përreth.
Ndërkohë, Policia ka marrë në kontroll situatën, duke menaxhuar trafikun dhe duke nisur hetimet paraprake për të zbardhur shkaqet e zjarrit, që dyshohet të ketë ardhur si pasojë e një defekti teknik në automjet.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa automjeti është djegur pjesërisht, duke pësuar dëme të konsiderueshme materiale.




