Fier – Balluku dhe Subashi inspektojnë hapësirat publike në dusa zona të qytetit.

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Kryetarin e Bashkisë Fier, Armando Subashi, kanë zhvilluar një inspektim në disa zona të Fierit ku hapësirat publike janë zënë në mënyrë të paligjshme. Inspektimi është pjesë e nismës kombëtare për çlirimin e hapësirave publike dhe rikthimin e tyre në shërbim të qytetarëve.

Gjatë vizitës, u promovua edhe shërbimi i ri “Zyra me një Ndalesë”, një strukturë asistence për qytetarët, veçanërisht për të moshuarit, që ndihmon në përfitimin e dokumenteve dhe shërbimeve përmes platformës e-Albania.
Autoritetet theksuan se të gjitha shërbimet e ofruara nga portali janë falas dhe çdo përpjekje për t’i ofruar kundrejt pagesës nga persona të tretë, si noterë apo avokatë, përbën shkelje ligjore dhe do të ndëshkohet.




