Fier/ Bie në pranga çifti që kryente marrëdhënie sek*uale në sy të fëmijëve
Një çift është arrestuar në Fier për kryerjen e marrëdhënieve seksuale para fëmijëve të mitur, pas publikimit të një videoje tronditëse që shfaqte ngjarjen. Videoja, e xhiruar në një fshat të Fierit, ka shokuar opinionin publik, ku pamjet tregojnë çiftin që kryen marrëdhënie seksuale në një dhomë. Ajo që e bën ngjarjen akoma më tronditëse është fakti që në të njëjtën dhomë ndodhen edhe fëmijët e mitur të familjes.
Protagonistja e videos është halla e tre fëmijëve, e cila shfaqet së bashku me partnerin e saj. Ata jetojnë në një shtëpi të vjetër dhe të degraduar, pa furnizim me energji elektrike dhe pa kushte jetese të përshtatshme. Nën të njëjtën çati, ndodhet edhe nëna e fëmijëve, që ka katër fëmijë të vegjël, ndërsa bashkëshorti i saj punon jashtë vendit.
Familja jeton në kushte të vështira ekonomike dhe sociale, në një ambient ku mungon çdo mbikëqyrje dhe kontroll. Ky mjedis ka krijuar kushte të rrezikshme për fëmijët, të cilët rriten në mes të varfërisë dhe pakujdesisë, duke u ekspozuar ndaj sjelljeve të papranueshme të të rriturve.
Pas denoncimit, policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arrestuar çiftin, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, pas denoncimit të bërë nga emisioni “Piranjat”, se dy shtetas kanë kryer vepra të turpshme në prezencë të fëmijëve të mitur, kanë bërë ndalimin e shtetasve V. Y., 40 vjeç dhe A. Gj., 40 vjeçe, të dy banues në Grecalli, për veprën penale “Vepra të turpshme”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi V. Y dhe shtetasja A. Gj., kanë kryer marrëdhënie seksuale në prezencë të 3 fëmijëve të mitur të vëllait të shtetases A. Gj”




