KRONIKËSTAR CHANNEL
Fier | Bie nga kati i gjashtë në lagjen Apolonia, 55-vjeçari shpëtohet nga zjarrfikësit dhe dërgohet me urgjencë në spital

Një person rreth 55 vjeç ka rënë nga kati i gjashtë i një pallati në lagjen Apolonia në Fier, duke përfunduar në tarracën e katit të dytë të godinës.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca, forcat e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e të dëmtuarit dhe transportimin e tij me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier.
Burime nga spitali bëjnë me dije se i dëmtuari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje.




